U largua si dështak nga Shqipëria

Futboll

U largua si dështak nga Shqipëria

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:45
U largua si dështak nga Shqipëria

Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, u largua nga stoli i ekipit tonë për shkak të rezultateve të dobëta. Italiani na ktheu vite mbrapa deri sa presidenti Armand Duka e pushoi nga puna. Ish-tekniku ynë mbetet në treg dhe përflitet për ekipe të ndryshme në Itali. 

Emri i tij së fundmi është shfaqur për pankinën e Beneventos. Trajneri mund të bashkohet me ekipin që garon në Seria B. Benevento dështoi për t'u ngjitur në Seria A, pasi Cittadella e mposhti në shtëpi me rezultatin 0:3 në "play-off", pasi kishte fituar sfidën e parë 1:2 në transfertë. 

Drejtuesit po mendojnë që të pushojnë trajnerin aktual Christian Bucchi, pasi janë mjaft të zhgënjyer me situatën. Kjo ka ngjallur shpresën për teknikun Panucci. Seria B mund të jetë një tjetër "shpresë" që të konfirmohet si trajner, pasi me Shqipërinë dështoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat