Në mëshirën e askujt ka mbetur stadiumi i futbollit “Ismet Shabani” në Ferizaj.
Është e gërditshëm nëse tani futesh në stadium, aq shumë u shkatërrua dhe askush nuk përkujdeset për të.
Dikur ishte ndër fushat më të mira, ndërsa sot është shndërruar në gjithçka, vetëm mos ta quajmë fushë seksi gjatë natës për të rinjtë!
Kështu duket tani
“Dikur edhe tani stadiumi i qytetit ‘Ismet Shabani’ në Ferizaj! Pa Koment!”, shkruan ish futbollisti Bujar Asllani.
Kështu dukej dikur fusha
Por kush duhet të merret me këtë çështje Kuvendi Komunal i Ferzajt apo vet klubi duhet të kërkojë zgjidhje? I kujt është stadiumi, pronë e kujt? Është nisur që të rinovohet para një kohe, por u la në gjysmë, kurse sot është për turp se si duket brenda teshatoreve dhe fusha e lojës!