Braktisi SHBA-në për Partizanin, trajneri përlotet në emision - Bota Sot
Braktisi SHBA-në për Partizanin, trajneri përlotet në emision

Futboll

Braktisi SHBA-në për Partizanin, trajneri përlotet në emision

Më: 26 maj 2019 Në ora: 16:20
Skënder Gega

Ishte qershori i vitit 2018, kur ish-futbollistit të Partizanit, Skënder Gega, iu propozua vendi i trajnerit të këtij klubi, që nuk po njihte ditë të mira.

Me pranimin e këtij posti, sot, 1 vit më pas, ky klub celebron fitoren e Kupës së Shqipërisë. Në atë kohë Gega jetonte me familjen e tij në SHBA dhe që pas zhvendosjes në Shqipëri, distanca mes tyre ka bërë që edhe malli të shtohet.

Një video mesazh më momentet më të bukura nga gruaja, fëmijët dhe nipërit e mbesat, e përlotën trajnerin si rrallëherë në studion e së diellës.

Image

“Familja është e shenjtë për çdo njeri, por kur je larg edhe malli, por edhe ëndrrat që ke, të shtyjë që ata të jenë krenarë për ty”, rrëfeu Gega.

Image

“Sot familja ime janë dhe djemtë e Partizanit, kam shpenzuar kohë, kam qëndruar net pa gjumë për ata. Në momentin që erdhi triumfi, nuk dija kujt t`ia dedikoja në fakt, doja t`i përqafoja të gjithë në fushë. Dua të them se familja është ajo që unë i hap dhe i mbyll sytë më ta” tregoi i emocionuar trajneri i Partizanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...