Futbollisti shqiptar realizon super gol në Austri - Bota Sot
Futbollisti shqiptar realizon super gol në Austri

Futboll

Futbollisti shqiptar realizon super gol në Austri

Më: 26 maj 2019 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja

Qendërmbrojtësi shqiptar i Red Bull Salzburgut, Albert Vallqi, ka realizuar një supergol për skuadrën e tij në përballjen me St. Polten në Austri.

Ai shënoi në minutën e 36-të një supergol nga gjuajtja e lirë duke lënë të shtangur portierin kundërshtar.

23-vjeçari shënoi golin e dytë, teksa Salzburgu në fund fitoi me rezultat të thellë, 7:9. Vallqi u largua nga ndeshje në minutën e 71-të duke lënë vend për Onguenen.

Kujtojmë se Vallqi është përfolur se do të jetë përforcimi më i ri i Përfaqësueses së Kosovës, por ai akoma s’ka zyrtarizuar kombëtaren me të cilën do të paraqitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...