Një episod ka ndodhur drejt fundit të pjesës së dytë në Inter-Empoli, teksa toskanët po sulmonin në kërkim të golit të barazimit dhe mbijetesës. Një top ka hyrë në fushë teksa po luhej, duke detyruar arbitrin të ndërprehej gjithçka...
Trajneri i Empolit, Andreazzoli, ka zbuluar se kush e hodhi: "Më thanë që ishte Gagliardini... Nëse është e vërtetë, atëherë atij duhet t'i vijë turp, sepse luan edhe me kombëtaren. Në pjesën e parë, kapësit e topave hidhnin shpejt topa, pastaj u zhdukën fare dhe duhet t'i mblidhnim ne".