Spalletti konfirmon të ardhmen pas ndeshjes

Futboll

Spalletti konfirmon të ardhmen pas ndeshjes

Më: 27 maj 2019 Në ora: 08:12
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti ende nuk e di nëse do të largohet nga Inter, por ai qëndron i qetë pavarësisht spekulimeve se Antonio Conte do ta marrë drejtimin e skuadrës.

Spalletti i siguroi ‘Zikaltërve’ kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e dytë radhazi falë edhe fitores 2-1 ndaj Empolit, por gjithsesi e ardhmja e tij mbetet në dyshim.

Sipas raportimeve të fundit, ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat italiani Conte është favoriti kryesor për ta zënë vendin e Spallettit sezonin e ardhshëm.

Pas ndeshjes, trajneri i Interit tha: ‘’Nuk isha i befasuar nga rezultati. Patëm një ndeshje të mrekullueshme’’.

‘’Më vjen keq për Empolin, kam miq atje. Ata e merituan qëndrimin, por gjithashtu ne merituam kualifikimin në Ligën e Kampionëve’’.

‘’Nuk e di nëse do largohem nga Interi. Jam i qetë dhe po shkoj në rrugën e duhur’’, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat