UEFA i jep edhe një goditje Arsenalit

Futboll

UEFA i jep edhe një goditje Arsenalit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 08:26
Henrikh Mkhitarya

Planet e Arsenalit për të treguar mbështetje ndaj Henrikh Mkhitaryan gjatë finales së Europa Ligë janë bllokuar nga rregullat strikte të UEFA-s.

Skuadra kishte folur për mënyrën se si ata mund të tregonin mbështetje për mesfushorin armen, i cili nuk është në gjendje të udhëtojë për në Azerbajxhan për arsye sigurie.

Plani i ‘Topçinjëve’ ishte të mbanin emrin e Mkhitaryan mbrapa në shpinë kur bëjnë nxemjet e zakonshme para lojës.

Por UEFA ka konfirmuar se çdo lëvizje e tillë është e ndaluar nga rregullat strikte.

Fanellat që lojtarët veshin gjatë lojës – si dhe çdo fanellë të mundshme fituese pas ndeshjes – janë subjekt i miratimit nga organi qeverisës i futbollit evropian, gjithashtu.

Stafi i Arsenalit është i kujdesshëm për të dhënë një deklaratë për Mkhitaryan në Baku, pas tensioneve të gjata politike me Armeninë.

Ata nuk duan të nxisin armiqësi, kështu që duket se përfundimi do të kalojë pa një tribut për 30-vjeçarin, i cili do ta ndjek ndeshjen nga shtëpia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat