Conte te Interi, zyrtarizimi pas pak ditësh

Futboll

Conte te Interi, zyrtarizimi pas pak ditësh

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:45
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti i siguroi Interit kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e dytë radhazi falë edhe fitores 2-1 ndaj Empolit, por gjithsesi e ardhmja e tij mbetet larg ‘Giuseppe Meazza’.

Kjo pasi Antonio Conte është shumë afër të rikthehet në zejen e trajnerit, pas pushimit një vjetor që pati pas shkarkimit nga Chelsea.

Sky Sport Italia njofton se trajneri italian do të zyrtarizohet si trajner i ‘Zikaltërve’ brenda pak ditësh dhe do përfitojë 12 milionë euro në vit, ku pritet të bëhet një nga më të paguarit në botë.

Ish-trajneri i Juventusit madje pritet t’i shoqërojë drejtuesit e Interit, të cilët do të jenë prezentë për ta parë finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit në Madrid.

Për ta konfirmuar se Conte do të jetë trajneri i ri i Interit, e zbuloi indirekt edhe Spalletti pas ndeshjes.

‘’Klubi do të flasë dhe unë do të dëgjoj, siç do të bëni edhe ju. Do të isha i lumtur nëse do të mbetesha në Inter. Gazetat e kanë thënë këtë që tre muaj, por ta shohim se çfarë do të ndodhë”, potencoi ish-menaxheri i Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat