Kante mungon në finalen e Ligës së Evropës

Futboll

Kante mungon në finalen e Ligës së Evropës

Më: 28 maj 2019 Në ora: 08:04
N’Golo Kante

Një mungesë e madhe për Maurizio Sarrin në prag të ndeshjes finale.

N’Golo Kante nuk ia del të rikuperohet në kohë për finalen e Ligës së Evropës, që luhet të mërkurën.

Chelsea do të ndeshet me Arsenalin dhe që të dyja klubet nga Londra janë në kërkim të trofeut të parë sezonal. Por mungesa e francezit do të jetë një problem për trajnerin Sarri, i cili duhet të gjejë një zgjidhje alternative për këtë repart të fushës.

Mungesë e sigurt përpos Kantes, është edhe ajo e Ruben Loftus Cheek i cili ishte lënduar javën e shkuar në një miqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat