Marseille kërkon trajner, Villas Boas favorit

Futboll

Marseille kërkon trajner, Villas Boas favorit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 15:46
Kandidati kryesor për të marrë postin e trajnerit është Andres Villas Boas

Trajneri portugez mund të kthehet për të marrë drejtimin e një skuadre.

Olympique Marseille ka mbetur pa trajner pas largimit të Rudi Garcias. Tani gjiganti francez është duke kërkuar njeriun që do t’i udhëheqë ata në vitet në vazhdim.

Sipas medieve në Francë, kandidati kryesor për të marrë postin e trajnerit është Andres Villas Boas. Portugezi tashmë ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit dhe marrëveshja mund të arrihet brenda pak ditësh, derisa ai do të përfitojë një pagë prej 600.000 eurosh në muaj.

Villas Boas ka afro dy vite që ka qëndruar jashtë futbollit, që nga koha kur ishte shkarkuar nga ekipi kinez Shanghai SIPG. Në të kaluarën ai ka drejtuar klube, si Porto, Chelsea, Tottenham dhe Zenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat