Prekazi shpalli listën për ndeshjet e qershorit, ky futbollist ftohet për herë të parë - Bota Sot
Prekazi shpalli listën për ndeshjet e qershorit, ky futbollist ftohet për herë të parë

Futboll

Prekazi shpalli listën për ndeshjet e qershorit, ky futbollist ftohet për herë të parë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 16:03
Rafet Prekazi

Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor që Kosova U-21 do ti zhvillojë kundër Andorës dhe Turqisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2021.

Prekazi e ka ftuar për herë të parë futbollistin Alfred Ajdarvic, i cili është i lindur në Suedi, por me prejardhje nga Mitrovica.

Alfredi është vllau i Astritit, i cili luan te kombëtarja shqiptare.

Në listën prej 25 futbollistëve të ftuar nuk mungojnë as futbollistët e Superligës si Florian Smakiqi, Flamur Gashi, Ardit Nika, Ardrit Miftari, Leonat Vitija, Donat Hasanj, Blendi Baftiu e Jetmir Topalli.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...