Dzeko do të largohet nga Roma, nis bisedimet me gjigantin turk

Futboll

Dzeko do të largohet nga Roma, nis bisedimet me gjigantin turk

Më: 27 maj 2019 Në ora: 16:29
Edin Dzeko

Sulmuesi boshnjak kërkohet nga disa klube.

Edin Dzeko me shumë mundësi ka luajtur ndeshjen e fundit të stinorit me Romën, pasi sulmuesi boshnjak do të largohet nga kryeqyteti italian.

Përkundër interesimit të shumë klubeve të mëdha si Inter e Paris Saint-Germain, duket se Dzeko do të përfundojë në kampionatin turk.

Sipas medieve turke, Dzeko ka udhëtuar drejt Stambollit ku do të nisë negociatat me Fenerbahcen, e cila e dëshiron me çdo kusht futbollistin për sezonin tjetër.

33-vjeçari është pjesë e Romës që nga viti 2015, ku ishte transferuar nga Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat