Lampard në Chelsea? Reagon legjenda e “Bluve të Londrës”

Futboll

Lampard në Chelsea? Reagon legjenda e “Bluve të Londrës”

Më: 27 maj 2019 Në ora: 19:42
Frank Lampard

Frank Lampard, trajneri i Derby Country u ndal të flasë për “Sky Sports”, pasi skuadra e tij u mund 2-1 nga Aston Villa në finalen e promovimit në Premier League.

Trajneri anglez tha se ishte pikëllim i madh humbja e kësaj finaleje, por theksoi se është krenar për atë që ka arritur me këtë skuadër.

Ndërsa shtoi se përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të fillojnë menjëherë sepse një pjesë e madhe lojtarëve aktual janë të marrë në huazim, ndërsa disa të tjerë janë në fund të kontratës.

Ka spekulime se do të shkoni tek Chelsea… “Nuk jam i interesuar për këto spekulime. Ajo që do të ndodhë është që unë do të ulem dhe të flas me pronarin Mel Morris në ditët e ardhshme, kur tymnaja të jetë larguar dhe pastaj do të shoh si shkon. Kam kontratë dy-vjeçare dhe më pëlqen të punoj në këtë ambient. Tifozët iu japin lojtarëve mbështetjen e duhur… kështu që do të shohim çdo të ndodhë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat