Jyrgen Klop: E treta e vërteta në Madrid !

Futboll

Jyrgen Klop: E treta e vërteta në Madrid !

Më: 27 maj 2019 Në ora: 21:23
Jurgen Klopp

Në një intervistë për “UEFA.com” , Jyrgen Klop ka folur për sfidën finale të Ligës së Kampionëve, kundër Totenhamit , më 1 qeshor në Madrid.

“Liverpool dhe Tottenham njihen mirë mes tyre. Përveç kësaj, është një finale dhe nevojitet të përgatiten duke studiuar pikat e forta dhe ato të dobëta të kundërshtarit. Në këtë aspekt nuk është ndryshe nga finalet e tjera. E dimë tashmë, kështu që pse ta mendojmë më gjatë? Nëse jemi në maksimumin tonë, atëherë jemi një skuadër e vështirë për tu përballur, por e tillë është edhe Tottenham. Një fjalë e urtë thotë: E treta e vërteta. Te Mainci e sigurova suksesin në herën e tretë. Shpresojmë që të vlejë edhe për Ligën e Kampionëve,” deklaroi Jurgen Klop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat