E duan Juventusi dhe Reali, Van de Beek zbulon të ardhmen

Futboll

E duan Juventusi dhe Reali, Van de Beek zbulon të ardhmen

Më: 27 maj 2019 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Van de Beek mund të qëndrojë në Ajax.

Mesfushori i talentuar i Ajaxit, Van de Beek, ka bërë të ditur se mund të qëndrojë në Holandë edhe sezonin 2019/20.

Për Van de Beek, i cili ka kontratë me Ajaxin deri më 2022, interesohen Juventusi dhe Real Madridi, ndaj të cilave skuadra ishte i mrekullueshëm në Chanmpions League.

“Të gjithë duhet të marrin vendimet e tyre në jetë. Kontrata ime skadon më 2022 dhe jam i lumtur në Ajax. Mund të qëndroj këtu sepse jam i lumtur në Amsterdam”, tha futbollisti.

Van de Beek ka luajtur rrol të rëndësishëm në sezonin e ëndrrave për Ajax, ku fituan Kupën dhe Ligën, derisa u eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me një gol të pësuar në sekondën e fundit të takimit.

Ai, në sezonin që lamë pas, ka bërë 50 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat