Ivan Genaro Gattuso nuk do të jetë trajneri i Milanit në edicionin 2019-2020.
Lajmi është përhapur me shpejtësi në mediat italiane gjatë darkës së të hënës dhe tashmë ka filluar diskutimi se kush do të jetë pasardhësi i tij.
Gattuso kishte një takim në ambientet e klubit me Ivan Gazidis, me të cilin ka diskutuar planet e të ardhmes.
Sipas mediave italiane, nuk është gjetur gjuha e përbashkët për të vazhduar bashkë dhe ditën e sotme, me përjashtim të ndonjë surprize të madhe nga pronarët e klubit, do të zyrtarizohet lamtumira e trajnerit.
Bashkë me Gattuson do të largohet sot edhe Leonardo, ndërsa mbetet ende në strukturat e kuqezinjve Maldini.
Për të dy të larguarit do të ketë një dëmshpërblim financiar për kontratën e lënë në mes.