Barcelona merr vendim, do ta shkarkojë Valverden

Futboll

Barcelona merr vendim, do ta shkarkojë Valverden

Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:47
Ernesto Valverde

Klubi katalanas sot pritet t’i tregojë derën e largimit trajnerit Ernesto Valverde.

Barcelona do të bëjë ndryshime dhe kjo do të nisë nga trajneri. Sipas El Mundo Deportivo, klubi ka vendosur që sot ta shkarkojë trajnerin Ernesto Valverde, për shkak të dështimeve në javët e fundit.

Katalanasit arritën ta fitonin La Ligën, por zhgënjimi i madh erdhi në Ligën e Kampionëve, ku ata u eliminuan në gjysmëfinale nga Liverpooli, ndonëse ndeshjen e parë e kishin fituar 3-0, në Anfield u mundën 4-0.

Të shtunën Barça u mund edhe në finalen e Kupës së Mbretit nga Valencia, duke mbetur me vetëm një trofe të fituar.

Emrat e parë që përmenden për të zëvendësuar Valverden janë, Roberto Martinez, aktualisht trajner i Belgjikës dhe ish futbollisti i Barçës, Ronald Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat