Atletico përforcon mbrojtjen, zyrtarizon blerjen e mbrojtësit të Portos

Futboll

Atletico përforcon mbrojtjen, zyrtarizon blerjen e mbrojtësit të Portos

Më: 28 maj 2019 Në ora: 13:30
Felipe

Klubi madrilen ka nisur ndryshimet brenda skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Atletico Madridi ka gjetur lojtarin për të zëvendësuar Diego Godin, që u tha lamtumirë “Los Colchoneros” pak ditë më parë.

Klubi spanjoll ka siguruar shërbimet e brazilian Felipe, për të cilin ka shpenzuar 20 milionë euro. Klubi i Portos e bëri zyrtar transferimin nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare:

“Porto arriti një marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e qendërmbrojtësit Felipe për 20 milionë euro”. “30-vjeçari e ka mbajtur veshur fanellën Portos për tre sezone periudhë gjatë se cilës ai fitoi 1 titull kampion dhe 1 Superkupë të Portugalisë. U aktivizua në 142 ndeshje zyrtare dhe shënoi 11 gola”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat