Dihen kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Europa Ligë

Futboll

Dihen kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Europa Ligë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:35
Ilustrim

Dy pjesëmarrjet e më përparme rresht dhe një kalim të një raundi (paraeliminator), Prishtinës ia ka siguruar koeficientin 1.250 – çka në mesin e 14 skuadrave të grupit paraeliminator e bënë bartës dhe eliminon rrezikun potencial të takohet me ndonjë skuadër të papërshtatshme.

Një ndër skuadrat e forta është edhe ajo nga Luksemburgu, Progres Niederkorn (2,750). 

Progres, vitin e kaluar kishte bërë çudinë duke eliminuar skuadra me koeficient shumë më të lartë si Gabala e Azerbajxhanit, skuadrën e njohur hungareze Honved dhe për t’u eliminuar për një gol nga skuadra ruse Ufa.

Se futbolli në Luksemburg është në ekspansion tregoi eliminimi nga dy skuadrat e tyre të Prishtinës dhe Dritës, e sidomos kundërshtari i Dritës, Dudelange, sërish kampion aktual, vazhduan deri në grupe të UEL kur u përballen me skuadra të famshme si Betis, Milan dhe Olympiakos.

Skuadrat bartëse në raundin paraeliminator:La Fiorita (San Marino) 3.000Progres Niedkorn (Luksemburg) 2.750Cliftonville (Irlandë e Veriut) 2.500Europa (Gjibraltar) 2.000NSI Runavik (Ishujt Faroe) 1.750KI Klaksvik (Ishujt Faroe) 1,250Prishtina (Kosovë) 1,250

Skuadrat jo bartëse/Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës:

Sant Julia (Andorrë) 1,250

Engordany (Andorrë) 1.250

Tre Fiori (San Marino) 1.000

Barry Town United (Uells) 0.825

Cardiff Metropolitan University (Uells) 0.825

St Joseph’s (Gjibraltar) 0.800

Ballymena United (Irlandë e Veriut) 0,775

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat