Neziri ndërpret bashkëpunimin me Ventspilsin

Futboll

Neziri ndërpret bashkëpunimin me Ventspilsin

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:06
Neziri ndërpret bashkëpunimin me Ventspilsin

Mbrojtësi tetovar, Mexhit Neziri, ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në elitën e futbollit të Letonisë.

28 vjeçari për arsye personale ka folur me drejtuesit e Ventspils dhe me marrëveshje të dyanshme kanë gjetur akord për fund të bashkëpunimit.

Neziri në fillim të muajt të ardhshëm kthehet në Tetovë si futbollist i lirë në pritje të ofertave për sezonin e ardhshëm. 
Njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në vend u transferua te Ventspils verën e vitit 2018 dhe tashmë ka mbyllur gjysmën e parë të sezonit të tij të dytë në elitën e futbollit letonez (kampionati në Letoni zhvillohet paralel me vitin kalendarik).

Kjo ishte eksperienca e dytë e Mexhit Nezirit jashtë vendit, pasi në sezonin 2015/2016 ishte pjesë e Dacias në Moldavi, ndërsa në futbollin vendor ishte pjesë e Teteksit, Dritës së Bogovinës, Shkëndijës dhe Renovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat