Shqiptari ndahet me Osijekun

Futboll

Shqiptari ndahet me Osijekun

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:19
Shqiptari ndahet me Osijekun

Sulmuesi shkupjan, Muzafer Ejupi, është ndarë me Osijekun kroat. Dhe, “Muza” njoftimin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ku iu është drejtuar tifozëve të klubit.

"Të dashur tifozë, kam kaluar tre vite të shkëlqyeshme me ju dhe shpesh së bashku i jemi gëzuar golave dhe sukeseve të cilët më pas i kemi arritur.

Në çdo moment e kam ndjerë mbështejen e juaj të madhe, jo vetëm në terren por edhe jashtë tij, artëherë kur e kisha më së vështiri pa futboll.

Për fat të keq, erdhi koha e ndarjes me ju dhe Osijekun. Asnjëherë nuk do ti harrojë Kohortën dhe të tjerët që gjithmonë na kanë mbështetur klubin dhe mua në vecanti.

Faleminderit për gjithcka! Çdo herë këtë qytet dhe klubin Nk Osijek ta kem në zemrën bardhekaltër dhe me dëshirë do të kthehem këtu. Ju përqafonë “Muzo”".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat