Dembele nuk bindi, do të largohet nga Barcelona

Futboll

Dembele nuk bindi, do të largohet nga Barcelona

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:35
Ousmane Dembele

Sulmuesi francez nuk bënë më pjesë në planet e katalansve.

Ousmane Dembele u ble para dy vitesh për 125 milionë euro nga Borussia Dortmundi me shpresën se do të ishte pikërisht ai futbollisti i cili do ta zëvendësonte Neymarin, që sapo ishte transferuar te Paris Saint-Germain.

Por reprezentuesi i Francës asnjëherë nuk arriti të tregonte vlerat e tij te Barcelona, shkak për këtë ishin edhe lëndimet e shumta që ka pasur brenda këtyre dy sezoneve.

Mediat në Spanjë raportojnë që Barça ka vendosur të heq dorë nga 22-vjeçari, por për ta shitur atë kërkon hiç më pak se 110 milionë euro.

Manchester United është skuadra më e interesuar për sulmuesin ,por “Djajtë e Kuq”, fillimisht duan të shesin disa nga lojtarët e repartit ofanziv para se të kryejnë blerje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat