Trajneri nga Shqipëria përmend Ismet Munishin dhe Gani Sejdiun 

Futboll

Trajneri nga Shqipëria përmend Ismet Munishin dhe Gani Sejdiun 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:49
Ismet Munishi

Samuel Nikaj ka një porosi për skuadrat nga Shqipëria, që duhet të hedhin sytë edhe nga trajnerët e Kosovës. Nikaj, kryetrajner i Vushtrrisë, me të cilën skuadër janë rikthyer në elitë e futbollit të Kosovës, ka dy fjalë për Ismet Munishin dhe Gani Sejdiun, trajner të mirënjohur.  
“Shumë mirë dhe mentaliteti im përshtatet me shumë me futbollin e Kosovës gjatë 2 viteve në Kosovë. Kam bë shumë miq, nuk me kanë sulmuar asnjëherë analistët as mediat edhe në situata të këqija, prandaj i falënderoj. Personalisht jam për një ligë mbarëkombëtare por është pak e vështirë politikisht, megjithatë një vërejtje e kam për drejtuesit e FSHF-së dhe FFK-së, duhet të kenë lidhje me të forta njëri me tjetrin, imagjino një tip Superkupe me 2 takime Partizani, Ferronikeli, Vushtrria, Bylisi apo dhe tek futbolli i femrave Mitrovica, Vllaznia, çfarë audience do të kishte dhe do të hapte dritare të reja për çdo futbollist e trajner. Në fund i kisha bë një sugjerim edhe presidentëve në Shqipëri të hedhin sytë nga Kosova për trajnerë sepse ka plote trajnerë të mirë. 
Sinqerisht ka shumë përparim në qoftë se para dy viteve luftuam veç 2 ekipe më shumë për titull për inkuadrim, këtë vit ishim 4 ekipe deri në fund për inkuadrim dhe ekipe të traditës si Besa, Vëllaznimi dhe Dukagjini që u udhëhoqën edhe nga trajnerë të eksperiencës me tituj mbi supe si Ismet Munishi e Gani Sejdiu, prandaj ky titull me ka shijuar më shumë për vetë luftën e fort sportive deri në javën e fundit”, tha Nikaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat