Neymar fillon stërvitjet me kombëtaren e Brazilit – Ja me çfarë ka udhëtuar

Futboll

Neymar fillon stërvitjet me kombëtaren e Brazilit – Ja me çfarë ka udhëtuar

Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:16
Neymar

Ai është një nga futbollistët më të famshëm në botë, që krenohet me shumën astronomike (222 milionë euro) të transferimit nga Barcelona te PSG.

Falë kësaj shifre, ylli brazilian është transferimi më i shtrenjtë në historinë e këtij sporti magjik. Me pak fjalë, Neymar duhet të jetë ndryshe (më i mirë se të tjerët) jo vetëm në kuadratin e blertë, kur luan, por edhe në jetën e përditshme.

Të parës nuk ia ka dalë dot mbanë, sa duhet, në radhët e PSG, ndërsa në të dytën shquhet si mjaft ekstravagant. Një veprim të tillë ka bërë edhe së fundi, teksa ka zbarkuar në stërvitjen e kombëtares së Brazilit (e cila ka nisur përgatitjet për “Copa America”) me helikopterin personal, që kushton 13 milionë euro.

Sidoqoftë, nuk i ka shkuar gjithçka vaj në këtë rikthim te Selecao, sepse është ballafaquar me heqjen e shiritit të kapitenit. Ky rol i është ngarkuar veteranit Dani Alves. Helikopteri i tij është i personalizuar, me kapacitet prej 11 vendesh, “Airbus H-145”.

Ai ka dalë në treg në vitin 2019. Sulmuesi brazilian dëshironte që ky mjet personal udhëtimi të ishte tërësisht i zi, por me një shkrim të bardhë, që tregon inicialet e tij.

Brenda helikopterit, natyrisht, gjithçka është e personalizuar vetëm për Neymar. Ky automjet fluturimi prej 14 metrash gjatësi dhe 4 metrash largësi, sigurisht që nuk është helikopteri i parë në pronësi të brazilianit, i cili ka në hangar, gjithashtu, një tjetër aeroplan, që ka kushtuar 12 milionë euro, “Embraer Legacy 450”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat