Rrëzohet në tokë trajneri që drejton Shqipërinë

Futboll

Rrëzohet në tokë trajneri që drejton Shqipërinë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:50
Rrëzohet në tokë trajneri që drejton Shqipërinë

Incident aspak i këndshëm u regjistrua në fundin e konferencës për shtyp të trajnerit Edi Reja, në prag të dy sfidave ndaj Islandës dhe Moldavisë të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020, shkruan panoramasport. Në momentin e përfundimit të konferencës në Durrës, teksa u ngrit nga tavolina ku ishte ulur, italiani u pengua dhe nuk mundi të shmangte dot rrëzimin.

Gjithsesi asgjë për t’u shqetësuar, tekniku u ngrit menjëherë në këmbë dhe vazhdoi bisedën normale me gazetarët e pranishëm në sallën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat