Dihen kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Evropë

Futboll

Dihen kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Evropë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:02
Prishtina

Dihen kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Europa League në futboll.
Dy pjesëmarrjet e më përparme rresht dhe një kalim të një raundi (paraeliminator), Prishtinës ia ka siguruar koeficientin 1.250 - çka në mesin e 14 skuadrave të grupit paraeliminator e bënë bartës dhe eliminon rrezikun potencial të takohet me ndonjë skuadër të papërshtatshme, sidomos siç është ajo nga Luksemburgu, Progres Niederkorn (2,750). Progres, vitin e kaluar kishte bërë çudinë duke eliminuar skuadra me koeficient shumë më të lartë si Gabala e Azerbajxhanit, skuadrën e njohur hungareze Honved dhe për t’u eliminuar për një gol nga skuadra ruse Ufa. Se futbolli në Luksemburg është në ekspansion tregoi eliminimi nga dy skuadrat e tyre të Prishtinës dhe Dritës, e sidomos kundërshtari i Dritës, Dudelange, sërish kampion aktual, vazhduan deri në grupe të UEL kur u përballen me skuadra të famshme si Betis, Milan dhe Olympiakos.

Skuadrat bartëse në raundin paraeliminator:
La Fiorita (San Marino) 3.000
Progres Niedkorn (Luksemburg) 2.750
Cliftonville (Irlandë e Veriut) 2.500
Europa (Gjibraltar) 2.000
NSI Runavik (Ishujt Faroe) 1.750
KI Klaksvik (Ishujt Faroe) 1,250
Prishtina (Kosovë) 1,250

Skuadrat jo bartëse/Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës

Sant Julia (Andorrë) 1,250
Nënkampion të shtetit të vogël të Principatës së Andorrës e cila nuk numëron më shumë se 77.000 banorë dhe me sipërfaqe prej 467 km katrorë. Sant Julia është klub nga vendi me të njëjtin emër me rreth 7.000 banorë në jug të Andorrës. Ndërsa, ndeshjet evropiane i zhvillon në stadiumin komunal të kryeqytetit të Andorrës. 
Në 15 paraqitjet evropiane prej vitit 2001, kryesisht në ish-Kupën Intertoto dhe së fundi në UEFA Evropa Ligë, nuk kanë asnjë kalim raundi, përveç në të vetmin edicion të Ligës së kampionëve kur më 2009/10 kishin eliminuar Tre Fiori të San Marinos pas penalltive, ndërsa në raundin e dytë ishin shkatërruar nga Levski Sofje me rezultat të përgjithshëm 9:0.
Në Andorrë, shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë vetëm nëpërmjet Francës dhe qytetit më të afërt francez Toulouse.

Engordany (Andorrë) 1.250
Skuadra e dytë nga Andorra është fituesi i Kupës së Andorrës pas fitores në finale ndaj kampionëve të Santa Coloma (2:0). Skuadra nga rajoni i Escaldes-Engordany me 14.000 banorë, do të paraqitet vetëm për herë të dytë në histori në Kupat e Evropës, gjegjësisht në UEFA pas paraqitjes së vitit të kaluar ku kishin kaluar raundin paraeleminator ndaj Folgore të San Marinos me rezultat të përgjithshëm 3:2. Ndërsa u eliminuan menjëherë në raundin pasues ndaj Kairat të Kazakistanit me rezultat të përgjithshëm 10:1. Edhe kjo skuadër ndeshjet evropiane i zhvillon në stadiumin e dytë, atë komunal të Andorra la Vella.

Tre Fiori (San Marino) 1.000
Fituesja e Kupës së San Marinos dhe e 3-ta në kampionat, vije nga provinca e Fiorentino (afër 3.000 banorë)  nga Republika e San Marinos e cila nuk ka më shumë se 34.000 banorë dhe sipërfaqe prej 61 km2. Megjithatë, nga shtatë kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës, udhëtimi më i afërt dhe më i lehtë do të ishte te shteti fqinjë apo i rrethuar nga Italia dhe qytetet e saj të afërta si Bolonja apo Firenca.
Skuadra gjysmëprofesionale e Tre Fiori garon për herë të pestë në Evropë, ndërsa vitin e kaluar për herë të pari kishte kaluar një raund garash, atë paraeliminator në UEL kundër Bala Town të Uellsit (3:0/0:1) më pastaj duke u eliminuar nga Rudar Velenje e Sllovenisë me rezultat të përgjithshëm 10:0.

Barry Town United (Uells) 0.825
Skuadra gjysmëprofesionale vije nga qyteti bregdetar Barry (54.000 banorë) në jug të Uellsit - etnitetit autonom nën kurorën e Britanisë së Madhe me 3 milion banorë dhe me sipërfaqe mbi 20.000 km2. 
Uellsi deri në vitin 1992 nuk kishte kampionat të saj dhe të gjitha skuadrat nga ky rajon nga themelimi kishin garuar në futbollin apo kampionatet angleze. Edhe tani pesë skuadrat më të mëdha uellshiane garojnë nën sistemin anglez të garave, por megjithatë, skuadrat tjera më të vogla kishin pranuar që të bëheshin pjesë e futbollit uellshian. Ndër to edhe skuadra e Barry Town United si skuadër gjysmëprofesionale e cila ka mbyllur kampionatin vendor si e treta.  
Shtatë-herë kampionët e Uellsit në Evropë paraqiten sërish pas 15 vitesh mungesë. Ndërsa paraprakisht nga viti 1994 - 2004 nga 9 sezonet e paraqitura në dy raste kishin kaluar 2 respektivisht 3 raunde garash. Sidoqoftë nga ajo periudhë kur ishin ndeshur me skuadra të mëdha si Porto, Dynamo Kyiv, Boavista e deri te Vardari i Shkupit është kohë mjaft shumë e gjatë dhe kjo skuadër nuk do të duhej të paraqiste shumë rrezik.

Cardiff Metropolitan University (Uells) 0.825
Sikurse skuadra e Barry-t, edhe skuadra “hit” e studentëve universitar, koeficientin e kanë marrë nga koeficienti i përgjithshëm i Uellsit. Skuadrat që nuk kanë koeficient të vetin apo më të lartë se sa shteti i tyre, automatikisht marrin koeficientin e shtetit. 
Dhe, skuadra e Cardiff Metropolitan University e themeluar në vitin 2000 nga studentë dhe të diplomuar universitar, sivjet nëpërmjet play-offit kanë arritur suksesin më të madh në histori që vetëm 19 vite pas themelimit dhe 3 vite nga promovimi në elitën e futbollit uellshian, të dalin në arenën ndërkombëtare për çka nga shumë media është përcjell si lajm “hit” i futbollit evropian.

St Joseph’s (Gjibraltar) 0.800
Skuadra e tretë e ranguar e Gjibraltarit pas dy skuadrave të para të përhershme të Lincoln (kundërshtar i Dritës vjet, e sivjet i mundshëm i Feronikelit) dhe Europa si kundërshtar i vjetshëm i Prishtinës, nuk mund të jetë befasi apo gjë e panjohur për bardhekaltrit. Kanë vetëm dy paraqitje evropiane në UEL dhe kanë dy eliminime në dy vite rresht, ndërsa ky është viti i tretë rresht në Evropë, ashtu siç është edhe i Prishtinës.

Ballymena United (Irlandë e Veriut) 0,775
Skuadra nga qyteti me të njëjtin emër me 28.000 banorë, ekip gjysmëprofesional, sivjet ka befasuar me renditjen e saj tabelore duke u renditur si e dyta. Irlanda e Veriut si vend gjysmë i pavarur megjithëse nën juridiksionin e Kurorës së Britanisë së Madhe ka banorë aq sa Kosova, dhe territor pak më shumë se Kosova (14.130 km2). Edhe e kaluara e saj historike me shumë dhunë, e luftë ndërmjet katolikëve irlandez dhe protestantëve anglez bënë që të ngjasoj shumë me vendin tonë. Edhe zelli për futboll është i madh dhe me të kaluar të ndritur nga sporti më i popullarizuar në vend e duke e kujtuar lojtarin më të mirë nga ky vend si George Best. 
Ballymena nga viti 1978 ka shtatë pjesëmarrje në Evropë dhe asnjëherë nuk ka kaluar ndonjë raund. Para dy vitesh ishte kualifikuar në UEL pas 13 vitesh shterp dhe ishte eliminuar nga Odd i Norvegjisë (0:2/0:3). 
Pa dyshim udhëtimi më atraktiv dhe më i largët do të ishte ky për Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat