Leonardo largohet nga Milani. Gazidis e falënderon!

Futboll

Leonardo largohet nga Milani. Gazidis e falënderon!

Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:07
Leonardo Nascimento de Araujo

Ashtu siç pritej, ka ardhur edhe zyrtarizimi. Leonardo Nascimento de Araujo (Leonardo) i ka prezantuar drejtuesve të Milanit dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv dhe klubi ka pranuar kërkesën e tij.

Menjëherë ka ardhur edhe komunikata për shtyp. Aventura e brazilianit si drejtues ka zgjatur edhe më pak se sa një vit. Klubi e ka falënderuar për kontributin dhe projektin e rritjes, teksa i ka uruar edhe më të mirën në karrierën në vazhdim.

Sakaq, Milani informon se zyrtarizimi i Drejtorit Sportiv të ri do të anonçohet ditët në vazhdim, ndërsa gjithashtu bën me dije se ka edhe një letër falënderimi nga Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Milanit. 

"Leonardo është kthyer te Milani në një moment nevoje, pak javë nga mbyllja e merkatos së verës. Edhe pse në rrethana të vështira, me zemër u mundua që të menaxhonte një situatë jo të lehtë, me energjitë dhe ambicjet e tij. i jam mirënjohës Leonardos për atë që ka bërë për klubin tonë të madh dhe i uroj më të mirën për të ardhmen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat