"Po sikur Juventusi të marrë Klopp?!"

Futboll

"Po sikur Juventusi të marrë Klopp?!"

Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:29
Jurgen Klopp

Juventusi është në kërkim të trajnerit që do të zëvendësojë Massimiliano Allegrin, por deri tani në pole position është Maurizio Sarrin, të cilin Agnelli do të shkojë ta takojë personalisht në Baku (Azerbajxhan), ku Chelsea do të luajë finalen e Europa League.

E ndërsa "Daily Mail" shkruan për akord 7 mln euro në sezon për 3 vitet e ardhshme dhe e bën të kryer rikthimin e Sarrit në Itali, por te bardhezinjtë tashmë, Luciano Moggi befason: "Eshtë folur për shumë emra, nga Sarri, te Pochetino, Inzaghi e kështu me rradhë... Por, për një emër nuk është folur: Jurgen Klopp.

Kujdes".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat