Neziri: Futbolli i rezistoi një okupatori që nuk zgjodhi mjete për të ndjekur! 

Futboll

Neziri: Futbolli i rezistoi një okupatori që nuk zgjodhi mjete për të ndjekur! 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:28
Neziri: Futbolli i rezistoi një okupatori që nuk zgjodhi mjete për të ndjekur! 

Vitet e 90-ta kanë qenë vitet më të rënda në çdo sferë për popullin shqiptar të Kosovës. Kosova ishte e okupuar nga Serbia shoveniste! Shqiptarët u dëbuan nga puna, nga Universiteti, nga shkollat, nga stadiumet dhe objektet sportive.

Të gjithë u mobilizuan kush më shumë e kush me pak dhe futbolli e çdo gjë tjetër mbijetoi falë punës së madhe të shumë veprimtarëve, futbollistëve, trajnerëve, donatorëve, gjyqtarëve etj. duke sakrifikuar dhe rezistuar ndaj pushtuesit serb. Ndër ta që dha shumë është edhe Bajram Neziri, që ka punuar në administratën e FFK-së, në vitet më të rënda, ku jeta ishte gjithnjë në rrezik nga represioni i regjimit serb. Neziri ndihet krenar për kontributin që dha në kohërat më të vështira po ashtu edhe pas luftës. “Kur njerëzit, posaçërisht ata që e vlerësojnë drejtë, të vlerësojnë e nderojnë sigurisht që ndihem jashtëzakonisht mirë dhe i nderuar që në periudhën më të vështirë kam dhënë një kontribut sado modest dhe shumë i lumtur.

Është shumë e vërtetë se edhe sporti, futbolli në veçanti i rezistoi një okupatori që nuk zgjodhi mjete për të ndjekur, rrahur e burgosur njerëz që iu prinin ekipeve në garat e futbollit. Rezistenca kishte qëllimin e vet, përcaktimin e gjithë popullit për pavarësi në të gjitha segmenteve të punës e jetës. Sado që kontributi im ishte modest, falënderoi Zotin që me dha guxim, forcë e edhe pak dije që së bashku me gjithë anëtarët e FFK-së, njerëzit nëpër Komisione dolëm faqebardhë e me rezultate që sot e tutje njerëzit po i ngrisin në piedestalin më të lartë”, tha Bajram Neziri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat