Allison: Mund t’i ndodhë kujtdo që të gabojë një finale

Futboll

Allison: Mund t’i ndodhë kujtdo që të gabojë një finale

Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:39
Allison: Mund t’i ndodhë kujtdo që të gabojë një finale

Duhen edhe pak ditë që të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e sezonit, finalja e Champions League mes Liverpool dhe Tottenham. Portieri brazilian i “reds”, Alisson, ka folur për këtë finale ku ai luan për herë të parë.

Alison mbërriti verën e kaluar te Liverpool dhe ka treguar se është një kampion. “Të luash në një finale është gjithnjë kënaqësi. Kemi një ndjesi pozitive. Jam i lumtur, pasi kemi bërë një punë të mirë”, tha braziliani, shkruan telesport. “Edhe pse arritëm 97 pikë nuk fituam dot në Premier, ndjejmë keqardhje. Gjithsesi, ky mbetet një sezon i rëndësishëm, pasi jemi në finalen e Champions. Pas ndeshjes gjysmëfinale me Barcelonën kemi përjetuar momente të bukura, por e dimë që na pret një finale e madhe. Kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme e karrierës time”, tha Alisson.

Portieri e di mirë se në finalen e këtij viti do të zëvendësojë një “gafaxhi” si Karius, që vjet ishte një dështim. “Mund t’i ndodhë kujtdo që të gabojë një finale. Unë jam përqendruar te vetja dhe jo tek ajo që ndodhi vjet. kemi një vit që luajmë për këtë moment, që më në fund mbërriti. Do të jap më të mirën për të ndihmuar skuadrën”, tha Alisson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat