Ylli i Liverpoolit kujton finalen e humbur ndaj Realit: Ishte shumë e rëndë

Futboll

Ylli i Liverpoolit kujton finalen e humbur ndaj Realit: Ishte shumë e rëndë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 22:26
Jordan Henderson

Jordan Henderson e ka kujtuar finalen e vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve ku Liverpooli u mposht nga Real Madridi me rezultat 3-1

Liverpooli të shtunën do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve për vitin e dytë me radhë, ndërsa kësaj here do të takohet me Tottenhamin.

Jordan Henderson ka kujtime të freskëta nga finalja e vitit të kaluar ku ‘Të Kuqtë’ humbën nga Reali.

“Zot…Mbaj mend vërshëllimen e fundit të gjyqtarit ndërsa u shtriva në fushë. Emocioni i menjëhershëm është zhgënjimi, por shpejt bëhet frustrim, zemërim e boshllëk,” ka thënë fillimisht Henderson.

“Ne ishim në lojë dhe krejt papritmas humbëm. Askush nuk mund të ju ndihmoj në ato momente, askush nuk mund të thotë asgjë më shumë për t’i përmirësuar gjërat.

“Ne dhamë maksimumin për të mbërritur atje, ndërsa nata kthehet përmbys kur duhet të qëndronim në grup për të parë Real Madridin duke ngritur trofeun.

“Kjo ishte shumë e rëndë. Shumë, shumë e rëndë. Një pjesë e jotja dëshiron të vrapojë për në zhveshtore, por ju duhet të tregoni respekt për fituesit, pa marrë parasysh se sa dhemb,”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat