Më shumë gola se Icardi dhe Dzeko, por kapiteni i Empolit nuk e shpëtoi dot "anijen"

Futboll

Më shumë gola se Icardi dhe Dzeko, por kapiteni i Empolit nuk e shpëtoi dot "anijen"

Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:08
Francesco Caputon

Tetë vite më parë, me fanellën e Barit, kur ishte ende 23 vjeç, do të shënonte golin e parë në Serie A, në një sezon ku luajti 12 ndeshje. Më pas, vetëm Serie B, duke u kthyer në bomber "province". Por, ky sezon që u mbyll ishte ai i rikthimit të madh, ku me Empolin luajti në elitë sërish.

Po flasim për Francesco Caputon, kapitenin e ekipit toskan, që do të ta mbyllte me plot 16 gola sezonin e tij në Serie A, me 3420 minuta të luajtura. Askush si ai, duke u bërë futbollisti që praktikisht nuk ka munguar asnjë ndeshje dhe ka qenë në fushë gjithmonë 90 minuta.

Empoli u mund në "San Siro" dhe, në fund të ndeshjes, Caputo do të qante pambarim, teksa shihte se nuk kishte shpëtuar dot skuadrën e tij, si ai kapiteni që përpiqet të nxjerrë nga stuhia anijen, por në fund nuk ia del dhe përplaset me shkëmbinjtë.

Empoli e mbylli me 50 gola të shënuar, më shumë se gjysma e ekipeve të Serie A, por pësimi i 70 golave ishte deçiziv për t'i "kthyer" sërish në ferrin e Serie B. Nuk dihet nëse kapiteni Caputo do të qëndrojë. Pikërisht ai që ngjiti Empolin, më 26 golat e tij përpara dy sezonesh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat