Simeone: Trajnerët nuk dinë të blejnë lojtarë

Futboll

Simeone: Trajnerët nuk dinë të blejnë lojtarë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:54
Diego Simeone

Një deklaratë që mund të lëndojë disa teknikë, por e sinqertë nga trajneri i Atletico Madrid Diego Simeone. 

Puna e trajnerit është tepër e vështirë dhe intensive, ata duhet të qëndrojnë në klub për të paktën 5-6 orë në ditë për të organizuar stërvitjen, por edhe për çështje të tjera teknike. 

Prandaj Simeone mendon se një trajner nuk është në gjendje ideale për të blerë lojtarë pasi edhe ajo punë kërkon vëmendje të veçantë. 

 “Mendoj se trajnerët nuk dinë të blejnë lojtarë. Pse? Sepse ne e shohim një ndeshje ku një lojtar shkëlqen, por nuk e ndjekim javë pas jave.

Prandaj këtë punë duhet ta bëjë një drejtor sportiv i ndihmuar nga stafi i tij që përbëhet nga shumë persona. Vetëm ata mund të gjejnë lojtarët e duhur për një skuadër.” 

Një deklaratë e fortë e trajnerit të klubit madrilen, por edhe e vërtetë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat