Anel Rashkaj me këtë datë i bashkohet Kosovës

Futboll

Anel Rashkaj me këtë datë i bashkohet Kosovës

Më: 29 maj 2019 Në ora: 06:29
Anel Rashkaj

Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj, është rikthyer te Kosova, shkruan Insporti.com.

Ai do të jetë për herë të parë në listën e përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë që zhvillohen më 7, përkatësisht 10 qershor.

Rashkaj për Insportin ka deklaruar se me 3 qershor do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës së Kosovës.

“Më 3 qershor do të udhëtojë për në Kosovë, për shkak të obligimeve me klubin Eskilstuna”, ka thënë Rashkaj.

Rashkaj ka qenë një ndër lojtarët kryesor në epokën që Kosova drejtohej nga Albert Bunjaki.

Futbollisti i cili aktivohet në pozitën e mesfushorit, në edicionin e ka shfaqur formë shumë të mirë me ekipin Eskilstuna në Suedi.

29-vjeçari do ta zëvendësojë mesfushorin e Luzernit, Hekuran Kryeziu i cili është i lënduar dhe nuk pritet që të rikuperohet gjatë këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat