Vedat Muriqi largohet nga Turqia, mbulon boshllëkun te skuadra e La Ligës

Futboll

Vedat Muriqi largohet nga Turqia, mbulon boshllëkun te skuadra e La Ligës

Më: 29 maj 2019 Në ora: 07:18

Celta Vigo ka nevojë që ta përforcojë vijën e sulmit për edicionin e ardhshëm pas largimeve të Boudebouz dhe Boufal.

Përveç dy futbollistëve të sipërpërmendur, Celta Vigos mund t’i largohen edhe Maxi Gomez, Pione Sisto dhe Emre. Mor.

Vetëm Iago Aspas e ka të garantuar vendin për edicionin e ardhshëm, kështu që klubi i La Ligës ka filluar të mendojë për ardhjet e reja këtë verë.

Sipas gazetarit të njohur turk, Nevzat Dindar, Celta Vigo ka shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat