Probleme te Reali, Carvajal kërkon sqarime nga Ramos e Perez

Futboll

Probleme te Reali, Carvajal kërkon sqarime nga Ramos e Perez

Më: 29 maj 2019 Në ora: 08:16
Sergio Ramos

Kapiteni i Real Madridit Sergio Ramos dhe presidenti Florentino Perez duhet të sqarojnë bisedat rreth një transferimi të mundshëm në Superligën kineze, sipas Dani Carvajal.

Perez zbuloi të hënën se ai hodhi poshtë kërkesën e Ramos për të lënë gjigantët e La Ligas për një klub kinez në një transferim të lirë.

E ardhmja e mbrojtësit Ramos te Reali mbetet e pasigurt – me Manchester United dhe Liverpool thuhet se janë të interesuar – por bashkëlojtari Carvajal do të donte që 33-vjeçari të qëndronte në ‘Santiago Bernabeu’ për një tjetër sezon.

“Ajo që është normale është se Ramos merr oferta dhe është logjike që shumë klube duan të kenë shërbimet e tij”, tha Carvajal.

“Por presidenti dhe ai duhet të qartësojnë situatën. Do të isha shumë i lumtur nëse do ishte [në Real Madrid] edhe vitin e ardhshëm Sergio”.

”Ramos është kapiteni ynë. Dikush duhet të dalë të na tregojë se çfarë po ndodh realisht”, deklaroi spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat