Formacioni i vitit në Turqi – Muriqi i padiskutueshëm

Futboll

Formacioni i vitit në Turqi – Muriqi i padiskutueshëm

Më: 29 maj 2019 Në ora: 08:23
Vedat Muriqi

Superliga e Turqisë ka dhuruar mjaft momente emocionuese këtë edicion.

Mjafton të kujtojmë se si u vendos puna e titullit, me Galatasarayn që triumfoi falë edhe fitores direkte ndaj Istanbul Basaksehir.

Por për kosovarët ky sezon në futbollin turk do mbahet mend edhe për shkëlqimin e një prej yjeve të vendit tonë, Vedat Muriqi.

12 gola dhe tetë asiste janë numrat që ka pasur sulmuesi shtatlartë këtë edicion me Rizesportn në kampionatin e Turqisë.

Sofascore, uebsajti që merret me vlerësimin e lojtarëve, e ka publikuar formacionin më të mirë të Superligës së Turqisë, në bazë të përformancave të lojtarëve gjatë gjithë sezonit.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës nuk mungon në 11-shen e vitit, ndërsa largimi i tij nga skuadra aktuale është i pashmangshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat