Bullgaria – Kosova, ja ku mund t’i bleni biletat dhe çmimi i tyre

Futboll

Bullgaria – Kosova, ja ku mund t’i bleni biletat dhe çmimi i tyre

Më: 29 maj 2019 Në ora: 10:09
Ilustrim

Tifozët që dëshirojnë të përkrahin Kosovën në Bullgari, sot mund të pajisen me bileta për ndeshjen.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të interesuarit për të blerë bileta për takimin Bullgari – Kosovë, që zhvillohet më 10 qershor në Sofje, se biletat mund t’ i blejnë në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK-ja ka njoftuar se sasia e biletave është e limituar, derisa një biletë kushton 15 euro.

Ky është njoftimi i FFK-së:

“Pasi që biletat janë pronë e Federatës bullgare, personat që bëjnë blerjen e biletave duhet të sjellin me vete një kopje të letërnjoftimit. Çmimi për 1 biletë është 15 euro (i vendosur nga Federata Bullgare e Futbollit).

Sasia e biletave është e limituar.

Blerja e tyre mund të bëhet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës nga data 29.05.2019 nga ora 09:00-12:00 dhe nga ora 13:30-16:00”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat