Lajm i keq për Fushë Kosovën

Futboll

Lajm i keq për Fushë Kosovën

Më: 29 maj 2019 Në ora: 10:34
Lajm i keq për Fushë Kosovën

Komisioni disiplinor  i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 28.05.2019 , me rastin e rishqyrtimit të ankesës  së klubit të futbollit “FUSHË  KOSOVA“ nga Fushë Kosova të kthyer nga Komisioni për ankesa – shkalla e dytë, lidhur me ndeshjen e javës së; XXIX-të  Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË  KOSOVA, bazuar në nenin 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së Garave  dhe Rregullores  disiplinore  neni 63 paragrafi 1 pika . 1 , 6  dhe 9,  nxjerri këtë vendim: 
Refuzohet ankesa e KF “FUSHË  KOSOVA“ nga Fushë Kosova dhe mbetet në fuqi vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë; 17.05.2019 mbi dënimin e KF “FUSHË KOSOVA” nga Fushë Kosova me  marrjen e 6 (gjashtë) pikëve, nga pikët e përgjithshme të fituara.

Arsyetim: Komisioni disiplinor i shkallës së parë shqyrtoi dhe shtjelloi në tërësi materialin – shkresën e Komisionit për ankesa, raportet zyrtare, incizimin televiziv nga rasti kontestues dhe nga e njëjta  konstatoi: se pati  shkelje të rëndë të nenit 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së Garave ku pati aktivizim të lojtarit i cili nuk ishte në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe me këtë zbatoi drejtë dhe me përpikëri nenin 63 paragrafi 1 pika 1 dhe 6 të Rregullores së garave   (jep të dhëna jo të sakta në protokollin e ndeshjes, jep të dhëna të rreme dhe jo të sakta si dhe mashtron dhe sjellë në lajthim komisionet e FFK-së)  dhe nga të njëjtat aplikoi nenin 63  paragrafi 1 pika 9 në shqiptimin e dënimit për KF “Fushë Kosova“ nga Fushë Kosova me marrjen e; 6 (gjashtë) pikëve negative nga pikët e përgjithshme të fituara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat