Gjimshiti kalon me sukses operacionin

Futboll

Gjimshiti kalon me sukses operacionin

Më: 29 maj 2019 Në ora: 10:55
Gjimshiti kalon me sukses operacionin

Pasi siguroi kualifikimin historik në Ligën e Kampionëve, Berat Gjimshiti i është drejtuar menjëherë sallës së operacionit. Mbrojtësi vuante nga hernia dhe i duhej të rikuperohej. Ka qenë kjo arsye që ai ka munguar në listën e shpallur nga trajneri i kombëtares Edi Reja për takimet eleminatore nda Islandës dhe Moldavisë.

Tekniku e shpjegoi edhe në konferencën për shtyp mungesën e Gjimshitit. Ka qenë vetë mbrojtësi që ditën e sotme ka lajmëruar se operacioni ka përfunduar me sukses dhe tani është gati për tu rikuperuar. Nuk kanë munguar as urimet nga fansat e shqiptarit, i cili ishte pjesë kryesore e mbrojtjes së Atalantës për këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat