Mërgimi s’e harron atdheun e tij, ylli nga Kosova merr pjesë në kuzhinën e iftarit me Halil Kastratin

Futboll

Mërgimi s’e harron atdheun e tij, ylli nga Kosova merr pjesë në kuzhinën e iftarit me Halil Kastratin

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:40
Mërgimi dhe Kastrati

Një pjesë e futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës kanë mbërritur në Prishtinë për dy ndeshjet e qershorit.

Njëri prej tyre është edhe Mërgim Vojvoda, i cili ditë më parë zyrtarizoi edhe kalimin e tij te gjiganti belg Standard Liege.

Vojvoda e ka shfrytëzuar kohën e tij në vendlindje edhe për të ndihmuar familjet skamnore, nën patronatin e Shoqatës Bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’, që udhëhiqet nga Halil Kastrati.

Mbrojtësi i djathtë ishte i pranishëm në kuzhinën e iftarit të kësaj shoqate ditët e djeshme, dhe me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook ai ka marrë falënderime të shumta për veprim që ka bërë.

Mërgim Vojvoda nuk është i vetmi humanist i madh i ‘Dardanëve’, pasi ditë më parë disa prej futbollistëve kishin vendosur të ndërtonin një shtëpi për një familje skamnore.

Ndryshe, Kosova me 7 qershor do përballet me Malin e Zi në Podgoricë, ndërsa katër ditë më vonë luan me Bullgarinë në Sofje, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat