Shkëmbimi Dembele-Nejmar, fillojnë negociatat

Futboll

Shkëmbimi Dembele-Nejmar, fillojnë negociatat

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:39
Dembele dhe Neymar

Emri i Nejmarit lidhet ngushtë me kalimin tek Real Madrid, ose në një rast tjetër do të vijojë të qëndrojë tek PSZH. Gjithsesi një skenar tjetër është zbuluar nga gazetari Zherard Romero i medies spanjolle “RAC1”, i cili ka thënë se Barcelona dhe PSZH janë duke negociuar për një lëvizje të madhe në merkato. Barcelona po kërkon që të largojë Ousmane Dembele, të cilin e mori si zëvendësuesin e Nejmar dhe për të zënë vendin e kampionit të botës, pritet që të jetë pikërisht braziliani ai që do të rikthehet në “Camp Nou”.

Sipas informacioneve të gazetarit dhe medies së lartpërmendur Barcelona ka hapur negocimin me PSZH dhe ka kërkuar që Nejmar të rikthehet me fanellën “blaugrana”, për të kompletuar kalimin e tij në marrëveshje ka kërkuar që të përfshihet kartoni i Dembele, i cili do kalonte tek kampionët e Francës. Ende nuk flitet për shifra apo detaje konkrete, por dihet që Nejmar u ble për 222 milionë euro nga PSZh dhe Dembele i kushtoi plot 125 milionë euro (105 milionë të paguara, të tjerat bonuse).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat