Bayerni gati të paguajë 80 milionë euro për Dybalan

Futboll

Bayerni gati të paguajë 80 milionë euro për Dybalan

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:40
Paulo Dybala

Kampionët e Gjermanisë do të shpenzojnë shuma të majme parash për përforcimin e skuadrës.

Pas një sezoni jo të mirë me Juventusin janë shtuar gjasat që Paulo Dybala të largohet nga Torino gjatë verës.

Ofertat për argjentinasin nuk mungojnë, por deri më tani Juve ka hezituar të hyjë në bisedime me klubet e tjera, pasi fillimisht duan ta emërojnë trajnerin e më pas të vendosin se kush do të qëndrojë e kush do të largohet.

Mediat në Gjermani shkruajnë se Bayern Munich ka gati një ofertë pre 80 milionë eurosh, për të bindur Juventusin të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas.

Megjithatë ecuria e negociatave mbetet për t’u parë, pasi bardhezinjtë kërkojnë të paktën 100 milionë për Dybalan, ndërsa vetë sulmuesi preferon të mbetet në Itali, ose të transferohet në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat