Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në kabinetin e tij kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremi. Në këtë takim, mes Ministrisë dhe Komunës u nënshkruan memorandum bashkëpunimi.
Ndërkaq projekti “Stadiumi në Studenqan të Suharekës” mbështetet financiarisht me 350 mijë euro dhe pritet të zbatohet gjatë viteve 2019-2020 ku edhe mjetet financiare do të ndahen në dy periudha kohore, 150 mijë euro për vitin 2019 dhe 200 euro mijë për vitin 2020.