Mane: Është kënaqësi të më kërkojë Real Madridi

Futboll

Mane: Është kënaqësi të më kërkojë Real Madridi

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:19
Sadio Mane

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, insiston se ai është i lumtur në “Anfield”, por shton se është kënaqësi për të që një klub i nivelit të Real Madridi ka shprehur interesim për të.

27-vjeçari besohet se është nën radarin e Zinedine Zidanit. Trajneri francez thuhet se ia ka kërkuar drejtuesve të Real Madridit Manen dhe Eden Hazardin e Chelsean sapo u emërua trajner, në mars.

Megjithatë, senegalezi është plotësisht i përqendruar te finalja e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit, që do të zhvillohet të shtunën në Madrid. Liverpooli synon të shkojë këtë sezon një hap më larg në Evropë, pasi vitin e kaluar humbi në finale kundër Real Madridit.

“Kjo është gjithmonë pjesë e futbollit, kështu që ne duhet të përballemi me këtë. Por, për mua gjëja më e rëndësishme është Liverpooli dhe unë jam i lumtur këtu”, ka thënë Mane për këto spekulime.

“Është gjithmonë kënaqësi që një skuadër e tillë të do ty, por mos e harroni Liverpoolin. Liverpooli i mposht skuadrat e mëdha”.

“Unë po përgatitem për ndeshjen më të madhe për klubin, për tifozët, por edhe për futbollistët. Kështu që le të fokusohemi te kjo ndeshje së pari dhe ta fitojmë atë”.

Mane e rinovoi kontratën e tij me Real Madridin më 22 nëntor të vitit 2018 dhe tani ajo është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023. Senegalezi iu bashkua Liverpooli para tri vjetëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat