Shqipëria fillon grumbullimin për sfidën me Kosovën

Futboll

Shqipëria fillon grumbullimin për sfidën me Kosovën

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:34
Dede

Shqipëria e 19 vjeçarëve fillon nesër grumbullimin për dy ndeshjet miqësore që do të luajë me Kosovën në 3 dhe 5 qershor. Trajneri Nevil Dede ka folur për dy miqësoret e radhës si edhe për lojtarët e grumbulluar. Për këtë grumbullim nën urdhrat e trajnerit Dede do të jenë 22 futbollistë, një pjesë e të cilëve vijnë për herë të parë në grumbullim me këtë grupmoshë, siç është rasti i Lucaj, Selishta, Shiba, Ajazi etj. Skuadra është duke u përgatitur dhe testuar për ndeshjet eliminatore të muajit nëntor, ku Shqipëria ndodhet në grup me Belgjikën, Islandën dhe Greqinë dhe faza kualifikuese zhvillohet në muajin nëntor në Belgjikë. Në fjalën e tij, Dede u shpreh: “Deri diku, kjo skuadër po formohet. Ka marrë një fytyrë.

Strategjia e zyrës tonë përkatëse është që të shohim sa më shumë futbollistë nga Shqipëria. Këtë e kam deklaruar që në fillim. Arsyeja e parë dhe e vetme për këta futbollistë që marrin pjesë në klubet shqiptare është që të ketë respekt dhe vëmendje. Veç kësaj, i duhet dhënë oksigjen ekipeve shqiptare, pasi kanë edhe një sërë ekipesh zinxhir. Duhet të përmirësohen në procesin e rritjes dhe të jenë sa më funksionalë. E para është zgjedhja e elementit më të mirë. Strategji apo ide që duam të ushqejmë futbollin shqiptar. Aty pastaj problematika është se cilët janë më të mirët. Për të furnizuar ekipin U-21 dhe kombëtaren A më pas. Ne i vëzhgojmë gati të gjithë, kudo që ndodhen”. 
Lista
Portier: Livio Malaj (Partizani), Marvin Kodra (Tirana), mbrojtës: Cristian Shiba (San Giustese), Almir Rexhepi (Shkëndija Tetovë), Niko Lucaj (Perugia), Alessandro Kacbufi (Besa), Yll Selishta (Winterthur), Kledis Hida (Elbasani), Endi Rrahmani (Akademia Futboll), mesfushorë:  Blerind Morina (Oostende), Ladio Beqja (Teuta), Arinald Rrapaj (Flamurtari), Bernard Karica (Dinamo Zagreb), Galip Arapi (Lazio), Geri Selita (Besa), Kevin Haveri (AAS), Ernest Muçi (Tirana), Kristian Asllani (Empoli), sulmues: Ergi Ajazi (Shkëndija Tirana), Fatmir Prengaj (Laçi), Armando Broja (Chelsea), Genci Gashi (Shkëndija Tetovë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat