Shumë shpejt zyrtarizimi, Conte tek Inter

Futboll

Shumë shpejt zyrtarizimi, Conte tek Inter

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:41
Antonio Conte tek Inter

Antonio Conte tek Inter nuk është më një lajm, nga momenti në moment dalin detaje të reja të marrëveshjes, stafit apo mënyrës sesi do të bëhet zyrtarizimi i trajnerin në stolin zikaltër.

Së fundi është shkrepur një foto ku Conte është së bashku me drejtuesit e zyrës së shtypit të Interit, duke diskutuar mbi një projekt. Pas shpinës së tyre dallohen qartë disa kamera, që me të gjitha gjasat janë duke përgatitur klipin e ish-trajnerit të Chelsea dhe Juventusit që do të prezantohet këto ditë si trajner i zikaltërve.

Kujtojmë që Conte ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Interin dhe do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat