Kontratë tre vjeçare dhe 2,5 milionë euro në sezon, Milani ka zgjedhur trajnerin e ri

Futboll

Kontratë tre vjeçare dhe 2,5 milionë euro në sezon, Milani ka zgjedhur trajnerin e ri

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:55
Paolo Maldini

Gatuzo nuk është më trajneri i Milanit dhe klubi ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur teknikun e ri të skuadrës.

“Sport Mediaset”, raporton se Gazidis dhe Maldini kanë diskutuar gjatë mes tyre dhe se ky i fundit i ka propozuar Simone Inzagin, si trajner të ardhshëm.

Ka një problem dhe vështirësi të madhe në këtë mes, pasi Klaudio Lotito, presidenti i Lacios, është shumë i palëkundur në bisedime. Ai e ka blinduar trajnerin me një “klauzolë” lirimi, vlera e të cilës nuk bëhet e ditur.

Milani nga ana e vet ka gati një kontratë tre-vjeçare për italianin, me 2.5 milionë euro përfitime neto në vit dhe një projekt serioz drejt Ligës së Kampionëve.

Nga ana tjetër nëse nuk arrihet marrëveshja me Inzagin, mediat italiane kanë nxjerrë disa emra të tjerë në qarkullim. De Zerbi, Zhardim dhe Xhiampaolo janë trajnerët, të cilët mund të marrin drejtimin e kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat