Conte vjen me një vendim të papritur për Icardin!

Futboll

Conte vjen me një vendim të papritur për Icardin!

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:14
Mauro Icardi

Antonio Conte po mendon qysh tash për ndërtimin e ekipit të Interit për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi Mauro Icardi mund të largohet nga “Giuseppe Meazza” gjatë verës

Antonio Conte nuk është zyrtarizuar ende si trajner i Interit, por kjo do të ndodhë shumë shpejtë.

“Nerazzurri” e shkarkuan sot trajnerin Luciano Spalletti dhe pasardhës i tij pritet të jetë pikërisht ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat.

Dhe, e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se Conte dëshiron ta shesë sulmuesin kryesor të ekipit, Mauro Icardi.

Trajneri italian nuk ka dyshime për kualitetet e sulmuesit argjentinas, por ai nuk dëshiron që të përsëritet drama e kontratës, e cila e la lojtarin jashtë ekipit për disa muaj.

Thuhet se Interi shpreson t’i fitojë rreth 80 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Interesim për Icardin kanë shfaqur Atletico Madridi dhe Juventusi.

Ish-futbollisti i Sampdorias, viteve të fundit ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat