Reja si babai ynë, Mavraj pa doreza

Futboll

Reja si babai ynë, Mavraj pa doreza

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:48
Mavraj

Ditën e sotme, sipas programit, janë paraqitur përpara mediave 2 futbollistë të kombëtares, Mërgim Mavraj dhe Ermir Lenjani. I pari që ka folur ka qenë kapiteni Mavraj.

Rikthim pas pezullimit, shumë gjëra kanë ndryshuar…

“Ka ndryshime të rëndësishme. Më duhet pak kohë t’i analizoj këto ndryshime dhe akoma nuk mund të jap një mendim, si ka ndryshuar për mirë apo keq. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte grupi i madh. Kur u futa nuk e gjeta ulësen time. Para ndeshjes me Skocinë kemi qenë të fokusuar. Tani kemi ardhur nga kampionati. Disa lojtarë kanë probleme. Akoma nuk e kemi përqëndrimin. Me udhëtimin fokusi do të jetë më ndryshe.”

Përshtypjet e para për Rejën?

“Duket simpatik, i qetë. Është si babai jonë. Është i buzëqeshur dhe i sjellshëm, nga ana taktike nuk e vlerësoj dot ende.”

Koha në Greqi?

“Ka kaluar shumë kohë, i kam harruar. Besoj që ka qenë eksperiencë e mirë për mua. Jashtë futbollit ka qenë periudhë e mirë, kam njohur dhe shumë shqiptar. Për sa i përket futbollit kanë qenë shumë dallime të mëdha me futbollit gjerman, nuk i përballoja dot.”

Ku do të jeni sezonin e ardhshëm?

“Do të jem maksimalisht i fokusuar dhe i motivuar. Ku do të luaj nuk është vetëm në dorën tonë. E ndjej veten mirë dhe do të gjejmë zgjidhjen e duhur. Nuk ka qenë vetëm dështim. Erdha në janar te ekipi ku jam dhe duke pasur parasysh këto 6 muajt e mia, nuk ka qenë një vit jo i pasukseshëm pavarësisht rënies nga kategoria. Kanë ndodhur shumë gjëra, por për mua ka rëndësi që i dola zot kësaj situate.  E kalova këtë fazë me vetbesim”

Mund të jemi në ato nivele që kemi qenë?

“Liga e Kombeve na eci keq. Të gjithë s’kemi qenë të kënaqur me paraqitjet tona. Po u përmirësuam nga loja do të vijnë edhe rezultatet. Ka pasur shumë ndryshime kohët e fundit. Duhet të afrohemi edhe më shumë njëri me tjetrin. Rezutlatin vlen në futboll, nuk e kemi pasur, por i kemi cilësitë. Është momenti i duhur për të lënë të kaluarën pas. Do të kemi një shans të vërtetë”

Si do të këshillonit shokët për takimin e Islandës?

“Edhe në kohën e Canës, ka qenë ekip homogjen, i fortë, 11 luftëtarë. Grupi si grup e ka përgjegjësinë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Tani që nuk do të jem në fushë, këtë ndeshje, do tu jap vetëbesim. Do të na shërbejë të gjithëve për të ardhmen. Çdo ekip i suksesshsëm ka 11 lidera, nuk është vetëm 1”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat